Leicester shtyn festën e titullit

Sporti

Leicester shtyn festën e titullit

Më: 1 maj 2016 Në ora: 19:09

Leicester humbi mundësinë e parë për të siguruar titullin kampion në Premier League, 3 javë para fundit. Skuadra surprizë e këtij sezoni, barazoi 1 – 1 në fushën Manchester United, duke shtyrë festën.

Golat u shënuan të dy në pjesën e parë dhe pavarësisht rasteve të tjera, nuk pati ndryshim rezultati. Leicester, i drejtuar nga italiani Claudio Ranieri, mund të festojë mbrëmjen e së hënës, nëse Tottenham, që renditet në vendin e dytë me 8 pikë larg, dështon të fitojë në takimin me Chelsea.

Suksesi i Tottenham do të shtynte gjithçka për dy javët e mbetura.

Leicester është shumë pranë një suksesi të pamenduar më parë, për t’u shpallur kampion i Anglisë për herë të parë, pasi deri më tani, suksesi më i rëndësishëm është triumfi në Kupën e Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat