Ja sa vjet i mbush ‘Zizi’

Sporti

Ja sa vjet i mbush ‘Zizi’

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:44

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, ndryshe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot kremtoi ditëlindjen e tij. ‘Zizi’ është krenar që ka ditëlindjen pikërisht në një ditë të veçantë, me një maj, në ditën e punëtorëve! Ai mbush fiks 62 vjet dhe ka kremtuar në mënyrën më të mirë me familjen e tij. Ai ka marr urime të shumta nga miqtë e shokët për ditëlindjen e tij të 62-të. ‘Zizi po ndihet gjithnjë e më i fortë dhe zemra do t’i bëhet mal kur Kosova për herë të parë do të marr pjesë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’.
Në foto me vajzën e tij, Morenën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat