Drenica në krizë, Vushtrria fundoset

Sporti

Drenica në krizë, Vushtrria fundoset

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:25

Drenica nga Skenderaj po futet gjithnjë e më shumë në krizë, për faktin se me humbjen në Gjilan bie në vend të nëntë me 34 pikë. Gjilani arkëtoi tri pikë që e mbajnë në luftë për një pozitë më të mirë. Gjilanit fitoi me rezultat 2:1 ndaj Drenicës. Gjilanasit huqën edhe një penallti, kur Arbër Shala nuk qe i saktë. Për Gjilanin realizuan: Arbër Shala (10’) e Gëzim Rusi (70’) dhe Granit Arifaj (80’) për Drenicën. Gjilanin është në vend të pestë me 43 pikë të mbledhura. Besa e Pejës në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit nga Podujeva. Kastrioti Rexha (24’) e Fatih Karahoda (33’) janë kreatorët e fitores. Vushtrria ngujohet në fund me 25 pikë dhe ka pak gjasa t’i shpëtoi rënies. Ata si vendas u ndanë baras me rezultat 0:0 me Lirinë nga Prizreni. Prizrenasit importuan një pikë të madhe dhe mbajnë vendin e shtatë me 35 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat