Kampioni kokulur nga Mitrovica

Sporti

Kampioni kokulur nga Mitrovica

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:10

Trepça ’89 po i afrohet vendit të dytë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. ‘89-shi para shikuesve të vet i shkaktoi humbje me rezultat 3:1 kampionit në fuqi dhe liderit, Feronikelit nga Drenasi, në takimin e javës së 28-të. Për 18 minuta mitrovicasit shënuan dy herë dhe paralajmëruan se kampionin do ta pres një disfatë e thellë. Në minutën e 3-të, Argjend Mustafa shënoi, ndërsa kapiteni Shpëtim Idrizi nga penalltia e thelloi epërsinë në 2:0. Në minutën e 49-të, Bujar Idrizi nga rreth 20 metra godet fortë, por shtylla shpëton Feronikelin. Shpëtim Idrizi për bukuri pasoi deri të Blerand Kurtishaj, ky edhe më mirë shërben Ard Limani dhe e thellon rezultatin në 3:0 pikërisht në minutën e 59-të. Mysafirët shënojnë golin ngushëllues në minutën e 86-të, kur Mark Milicaj godet nga gjuajtja e lirë, topin e dërgon në rrjetë pa dashje një nga lojtarët vendas. Trepça ’89 është në vend të tretë me 46 pikë, tri më pak se Hajvalia që është një pozitë më lart dhe Feronikeli kryeson me 56 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat