E bujshme, Simeone rrezikon 6 muaj pezullim

Sporti

E bujshme, Simeone rrezikon 6 muaj pezullim

Më: 1 maj 2016 Në ora: 16:59

Diego Simeone nuk mund të qëndrojë në tribunë pa ndihmuar ekipin. Tashmë duket se trajneri i Atletico Madrid i ka thyer sërish rregullat.

Gjatë ndeshjes 1:0 kundër Rayo Vallecano-s thuhet se Simeone ka i dhënë udhëzime ekipit nga tribuna. Ai mund të dënohet me 20 ndeshje pezullim ose gjashtë muaj ndalim për të hyrë në dhomat e zhveshjes.

Për shkak të ngjarjes së topit të hedhur në fushë kundër Malaga-s, Simeone u dënua me tre ndeshje pezullim. Kjo do të thotë që trajneri nuk mund të marrë vendime apo të japë udhëzime direkte ose indirekte.

Disa regjisrime të televizionit spanjoll tregojnë se si trajneri i portierëve Pablo Vercellone, i cili ishte ulur pranë Simeone-s në tribunë, kishte në vesh një palë kufje.

Shumë herë është kapur duke folur te një mikrofon që kishte në dorë. Edhe ndihmës trajneri i Simeone-s i cili ndodhej në bankinë kishte kufje në vesh, gjithashtu fliste duke mbajtur dorën pranë gojës në një mikrofon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat