Benatia i hapur për largim nga Bayerni

Sporti

Benatia i hapur për largim nga Bayerni

Më: 1 maj 2016 Në ora: 16:29

Mbrojtësi maroken Medhi Benatia ka thënë se është i gatshëm që të largohet nga Bayern Munichu, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Kampioni i Gjermanisë është në kërkim të yllit të Dortmundit, Mats Hummels dhe transferimi i tij do të thoshte hapësirë e limituar për Benatian, transmeton Koha.net. Por, përkundër kësaj ai ka thënë se Hummels është i mirëpritur në Bayern.

“Hummels është një lojtar i shkëlqyer dhe do të ishte i mirëseardhur këtu. Por, nëse unë duhet të largohem nga Bayerni në fund të sezonit, atëherë do ta bëj. Tani për tani jam vetëm duke menduar përfundimin e sezonit në mënyr sa më të mir, pasi jemi në garë për titull të Ligës së Kampionëve, Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë”, ka thënë Benatia për Sky Sport Italia.

Për shërbimet e tij ka mjaft skuadra të mëdha të interesuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat