Vdes futbollisti i klubit të njohur në Bundesligë

Sporti

Vdes futbollisti i klubit të njohur në Bundesligë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 15:35

Futbollisti i Hannoverit, 19-vjeçari Niklas Feierabend ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Hannoverit në faqen zyrtare të klubit.

Gjermani ka pasur kontratë me klubin deri në vitin 2018, dhe klubi në këtë mënyrë kishte treguar se ka pasur në plan që ta fus atë në ekipin e parë.

Sipas raportimeve, Niklas Feierabend ishte në një veturë me katër persona tjerë, kur makina doli nga rruga rreth orës 6 të mëngjesit të së dielës, dhe goditi një pemë.

Tre persona, duke përfshirë Feirabend, kanë humbur jetën e tyre në aksident, ndërsa të tjerët janë shtruar në spital.

“Këtë mëngjes morëm lajmin e tmerrshëm se sulmuesi ynë 19-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë herët në mëngjes”, thuhej në një prononcim në faqen zyrtare të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat