Liverpooli jashtë garave evropiane?

Sporti

Liverpooli jashtë garave evropiane?

Më: 1 maj 2016 Në ora: 15:21

Liverpooli po rrezikon plasmanin e mundshëm për garat evropiane për sezonin e ardhshëm, pas disfatës së rëndë nga Swansea në udhëtim me rezultat 3:1.

Liverpooli u paraqit me formacion të dytë, teksa kjo i konvenoi vendasve që kaluan në epërsi me anë të Andre Ayew (20′).

Një gol të bukur për 2-0 shënoi Jack Cork në minutën e 33-të për të gëzuar tifozët vendas. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Liverpooli u angazhua më shumë dhe Benteke ngushtoi (65′) për 2-1.

Megjithatë francezi Andre Ayew u përgjigj edhe një herë duke shënuar golin e tij të dytë vetëm dy minuta më vonë për 3-1.

Në fund Smith mori karton të kuq dhe la ekipin me një lojtar më pak për 15 minutat e fundit.

Me këtë disfatë Liverpooli mbetet me 55 pikë në vendin e shtatë, katër pikë më pak se Manchester United që zhvillon ndeshjen ndaj Leicesterit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat