Shqiptari gjunjëzoi gjermanin

Sporti

Shqiptari gjunjëzoi gjermanin

Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:31

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka fituar mbrëmë ndeshjen e tij të dytë në karrierë si boksier profesionist. 19-vjeçari nga Lezha ka triumfuar në një duel të zhvilluar në Gjermani ndaj boksierit vendës Sven Haselhonn. Një duel me katër runde, dominoi boksieri i ri, që e ka nisur mbarë karrierën si profesionist, ku në dy duele të zhvilluara ka arritur dy fitore. “Falënderoj të gjithë mbështetësit dhe miqtë që më japin kurajo dhe motivim dita-ditës për të vazhduar në rrugën time drejt titujve. Sfida të tjera më presin”, ka qenë komenti i Jurgen Uldedaj në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Ai falënderuar për këtë sukses edhe trajnerin e tij Rene Friese dhe boksierin tjetër shqiptar Haxhi Krasniqin, që kanë qenë në këtë duel të vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat