Kjo është nota e Xherdan Shaqirit në Premier League

Sporti

Kjo është nota e Xherdan Shaqirit në Premier League

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:21

Skuadra e Stoke Cityt si vendas nuk arriti më shumë se një barazim me rezultat 1:1 me Sunderland-in, në takimin e javës së 36-të në Premier League. Futbollisti nga Kosova, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës, bëri paraqitje të mirë në fanellën e Stokes dhe u zëvendësua në minutën e 78-të. Stoke ishte shumë afër fitores, por pësuan gol, nga penalltia në minutën e 90+4 dhe takimi përfundoi 1:1. Shaqiri u vlerësua me notë 6.5 nga tabloidi britanik, ‘Daily Mail’, ndërsa bashkëlojtari i tij, Peter Crouch, u shpall lojtar i ndeshjes me notën 7. Stoke renditet në vend të nëntë me 48 pikë, kurse Sunderland i 18-ti me vetëm 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat