“Blick” pyet se a mund të ndodh që Shaqiri e Xhaka ta lënë ekipin zviceran për të luajtur për Kosovën

Sporti

“Blick” pyet se a mund të ndodh që Shaqiri e Xhaka ta lënë ekipin zviceran për të luajtur për Kosovën

Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:33

Tre maji do të jetë një datë e veçantë jo vetëm për futbollin e Kosovës. Në Budapest të Hungarisë mbahet Kongresi i asociacionit më të lart evropian të futbollit (UEFA) dhe pritet që futbolli i Kosovës të anëtarësohet me të drejta të plota në këtë asociacion. Pas pranimit në UEFA me 13 maj do të bëhen edhe pjesë e FIFA-s. Kështu që përfaqësuesja e Kosovës ka të gjitha gjasat që të luajë në kualifikimet për Kampionati Botëror – ‘Rusia 2018’. Pritet të jenë në grup me Kroacinë, Islandën, Turqinë, Ukrainën dhe Finlandën portali zviceran “Blick”, pyet se a mund të ndodh që dy yjet e Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka ta lënë ekipin zviceran për të luajtur për Kosovën. UEFA i ka thënë gazetës zvicerane që këtë pyetje t’ia drejtojë FIFA-s. Kjo e fundit i ka thënë gazetës zvicerane se pasi ta merr ndonjë vendim UEFA për Kosovën, atëherë organet e FIFA-s do ndërmarrin hapat tjerë. Por, për çështje tjera, si për Shaqirin e Xhakën, FIFA nuk ka mundur të komentojë. “Ne nuk mund të flasim për çështje hipotetike”, ka thënë FIFA.

Blick shkruan se Shaqiri e Xhaka asnjëherë nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të luajtur për Kosovën, duke kujtuar deklaratat e tyre: “Nëse Kosova bënë ekipin kombëtar, unë do ta shqyrtojë situatën”. “Blick” kujton se Shaqiri e Xhaka gjithnjë me krenari tregojnë se janë shqiptarë nga Kosova. Kurse, për Valon Behramin thekson se disa herë ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë Zvicrën. Mirëpo, babai i Valonit, disa herë ka potencuar se djali i tij asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur për Kosovën, pavarësisht raportimeve të ndryshme të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat