Lajm i madh për tifozët e Realit – Ronaldo tregon a do jetë gati për Cityn

Sporti

Lajm i madh për tifozët e Realit – Ronaldo tregon a do jetë gati për Cityn

Më: 1 maj 2016 Në ora: 10:36

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo po shërohet nga lëndimi i vogël nga i cili ka vuajtur këtë javë.

Portugezi ka bërë më dije se është mirë dhe i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, takim ky që luhet të mërkurën që vjen.

“Jam shumë mirë”, ka thënë shkurt Ronaldo.

Ky lajm sigurisht se ka gëzuar trajnerin Zinedine Zidane, i cili do ta ketë në dispozicion asin e skuadrës së tij në sfidën tejet të rëndësishme kundër Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat