Shitja e parë e Contes te Chelsea do të jetë Thibuat Courtois

Sporti

Shitja e parë e Contes te Chelsea do të jetë Thibuat Courtois

Më: 1 maj 2016 Në ora: 08:23

Portieri belg i Chelseas, Thibaut Courtois do të jetë largimi i parë në sezonin e ri me në krye trajnerin italian Antonio Conte.

Sipas raportëve të fundit, vetë portieri ka shprehë dëshirë të largohet nga “Stamford Bridge”, kështu këtë gjë nuk do ta pengoj Conte i cili ka në shënjestër disa portier tjerë.

Chelsea kërkon 75 milionë funta për yllin belg, që për disa mund të duket shumë qesharake duke parë formën e dobët që po kalon 23-vjeçari.

Zëvendësuesi i Courtiois pritet të jetë portieri anglez, Fraser Forster.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat