Befason Van Gaal: Do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm

Sporti

Befason Van Gaal: Do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm

Më: 1 maj 2016 Në ora: 08:08

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal ka insistuar se do të jetë edhe për një sezon në Old Trafford, edhe pse raportet e fundit tregojnë se holandezi është afër shkarkimit.

Holandezi ka nënshkruar kontratë për tre vite në Manchester kur zëvendësoi David Moyse në vitin 2014, por për shkak të formës së dobët ai është afër largimit nga United.

Pas marrjes në pyetje në lidhje për të ardhmen e tij. Van Gaal para ndeshjes kundër Leicester ka deklaruar se edhe në vitin tjetër do të jetë pjesë e “Djajve të kuq”.

“Manchester United ka nënshkruar me mua për tre vite, kështu ju do të më shihni edhe në sezonin e ardhshëm”, e ka përfunduar deklaratën holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat