Barcelona fiton dhe kthehet në pozitën e parë (Video)

Sporti

Barcelona fiton dhe kthehet në pozitën e parë (Video)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 22:33

Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga, duke u kthyer kështu në pozitën e parë.

Barcelona është kthyer në pozitën e parë në La Liga, pasi në udhëtim ka mposhtur Betisin me rezultat të pastër 2:0.

Katalunasit kanë shënuar fitore sikurse Real dhe Atletico Madrid, për të bërë edhe më interesant fundin e kampionatit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

Golat për Barcelonën u shënuan në pjesën e dytë, me anë të Ivan Rakitic dhe Luis Suarez.

Pas kësaj fitoreje Barcelona kthehet në pozitën e parë me 85 pikë, aq sa ka edhe Atletico, por me një pikë më shumë se sa Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat