"Sky Sport Italia": Shqipëria si hirushja mes më të fortëve

Sporti

"Sky Sport Italia": Shqipëria si hirushja mes më të fortëve

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:46

Shqipëria e De Biasi debuton në Europë duke u bërë pjesë e futbollit të rëndësishëm. Kështu cilësohet Kombëtarja në emisionin “Kodi i Kuq” në Sky Sport, i drejtuar nga ish-futbollisti, Gianluca Vialli.

Seria e radhës i është kushtuar surprizave të këtij sezoni ku përfshihet, Leicester, Alessandria dhe Shqipëria. Gianni De Biasi në intervistën e dhënë përmendi faktin se ky ekip bashkoi të gjithë shqiptarët, duke i dhuruar kënaqësinë e pjesëmarrjes në finalet e Europianit.

Gianni De Biasi, Trajner i Kombëtares: “Ishte një bashkim i një populli në një flamur të vetëm, i cili ishte shpërndarë në të gjithë botën për shkak të së kaluarës. Tani të gjithë e shikojnë Shqipërinë me një sy tjetër.”

Ndërkohë që Daniele Adani thekson se De Biasi ka një meritë të madhe në këtë triumfë.

Specialstët vlerësojnë punën e Gianni De Biasi dhe stafit të tij që bindi lojtarë me të afërm me origjinë shqiptare, por të lindur jashtë që të luanin për kombin e tyre. Puntata speciale do të transmetohet sonte në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat