Komuna i dhuron autobus Trepçës, ndërsa Bahtiri nga firma e tij iu blenë fanella klubit në vlerë prej 3 mijë euro

Sporti

Komuna i dhuron autobus Trepçës, ndërsa Bahtiri nga firma e tij iu blenë fanella klubit në vlerë prej 3 mijë euro

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:30

Komuna i dhuron autobus Trepçës, ndërsa Bahtiri nga firma e tij iu blenë fanella klubit në vlerë prej 3 mijë euro

Klubit i futbollit Trepça nga Mitrovica është bërë me autobus, pasi që komuna e Mitrovica i ka dhuruar një të tillë klubit më të dashur të Mitrovicës.

Ceremonia e dhurimit të autobusit është bërë në zyres e klubit Trepça në stadiumin ‘Adem Jashati’, ku kryetari i klubit, Avni Haxhiu e ka pritur në takim Kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ia ka dorëzuar zyrtarisht vendim për dhënien e autobusit, i cili të martën do të jetë në zotërim të klubit, transmeton Veriu.info.

Me këtë rast kryetari i klubit Avni Haxhiu e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e dhënë, por ka treguar se klubi ka nevojë edhe për përkrahje tjetër, pasi që fanellat nuk i kanë të mira.

Pas kësaj kërkese kryetari Bahtiri i ka premtuar se komplet fanellat në vlerë prej 3 mijë euro, do t’ia blej Trepçës në Belgjikë, aty ku ishte kërkesa e klubit, të cilat do të paguhen nga firma e Agim Bahtirit, Green Mushroom Farm me seli në Holandë./Veriu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat