Juventus shfaq interes për Mascheranon

Sporti

Juventus shfaq interes për Mascheranon

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:39

Juventus tashmë ka nisur lëvizjet e tij në merkato për sezonin e ardhshëm. Së fundmi në ambientet bardhezi ka filluar të qarkullojë emri i Javier Mascheranos për të cilin kampionët e Italisë duket se kanë bërë edhe një ofertë.

Lajmi bëhet publik nga e përditshmja katalanase "Sport" sipas së cilës, argjentinasi që kishte marrë edhe oferta të tjera, mori në konsideratë vetëm atë të Juventusit duke e cilësuar atë shumë interesante.

Pikërisht për këtë arsye, Maskerano po mendon të mbyllë aventurën e tij në kampionatin spanjoll për të nisur një tjetër në Serinë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat