Ronaldo kërkon ndihmë nga Barcelona (Foto)

Sporti

Ronaldo kërkon ndihmë nga Barcelona (Foto)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:59

Një fizioterapeut që është duke trajtuar Cristiano Ronaldon ka kërkuar ndihmë nga stafi mjekësor i Barcelonës për mënyrën e rikuperimit të yllit të Real Madridit.

Cristiano Ronaldo është i dëshpëruar.

Ylli i Real Madridit është i lënduar në periudhën vendimtare të sezonit dhe sot do të mungojë në ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme për skuadrën e tij.

Dhe, kjo ka sjellë një skenar interesant.

Një fizioterapeut që është duke trajtuar Ronaldon, ka kërkuar këshilla nga stafi mjekësor i Barcelonës rreth mënyrës së rikuperimit të portugezit, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Ronaldo ka një problem muskulor dhe nuk do të luajë as sot kundër Real Sociedadit në La Ligë.

Por, ai pritet të rikthehet në ekip për ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat