A është treni i fundit për Istogun dhe Hajvalinë?

Sporti

A është treni i fundit për Istogun dhe Hajvalinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2016 Në ora: 19:44

Istogu shpreson ende të mbetet në lojë për ekzistencë, po ashtu edhe Hajvalia në luftë për titullin e kampionit. Dështimi qoftë i Istogut qoftë i Hajvalisë, pothuajse edhe minimizon deri në pikën e fundit gjasat e tyre për të cilat luftojnë në elitën e futbollit. Istogu dhe Hajvalia vetëm trepikëshi iu kryen punë, çdo rezultat tjetër do të jetë baras me humbje. Skuadra e Istogut është në fund të renditjes me 24 pikë, ndërsa Hajvalia renditet në vend të dytë me 49 pikë, e cila ngec për shtatë sosh nga Feronikeli i Drenasit. Skuadra e Hajvalisë llogarit në tri pikë dhe lutet në dështimin e Feronikelit në Mitrovicë kundër Trepçës ’89. Ballafaqimi në mes Istogut dhe Hajvalisë do të zhvillohet nesër në orën 15.00 në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog. Mesfushori i Istogut, Fatlum Gashi, tha se do të japin maksimumin ndaj Hajvalisë...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat