Guardiola: Nëse nuk arrijmë finalen, më vrisni!

Sporti

Guardiola: Nëse nuk arrijmë finalen, më vrisni!

Më: 29 prill 2016 Në ora: 19:31

Pep Guardiola nuk ka hequr dorë nga kualifikimi në finale të Ligës së Kampionvë, megjithë humbjen 1-0 në Vincente Calderon në ndeshjen e parë.

Një gol i Saul Niguez i dha fitoren djelmoshave të Diego Simeone në shtëpinë e tyre.

Por Guardiola ka thënë se Bayern ka forcën e nevojshme për ta përmbysur rezultatin.

“Arsyet e fitores së Atletico ishin krejtësisht taktike. Doja të luaj me vetëm një sulmues”.

“Doja më shumë kontroll, për këtë gjë mora atë vendim”.

“Më duhej të merrja një vendim. Por ende nuk ka marrë fund. Nëse nuk kualifikohemi, më vrisni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat