Trofeu i Kupës në Pejë

Sporti

Trofeu i Kupës në Pejë

Nga: K.G Më: 29 prill 2016 Në ora: 19:18

Besa Famiglia nga Peja sërish fiton Kupën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pejanët pa vështirësi e gjunjëzuan me rezultat 36:27 (18:12) Kastriotin nga Ferizaj, në ndeshjen finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Pejanët ishin më të mirë në çdo aspekt, ndërsa ferizajasit nuk e kishin forcën t’i bëjnë ballë. Goran Biljaka me 12 gola ka qenë shënuesi më i mirë në radhët e pejanëve, ndërsa te Kastrioti Korab Syla u veçua me 9 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat