Barcelona sprovohet nga Betis-i!

Sporti

Barcelona sprovohet nga Betis-i!

Më: 29 prill 2016 Në ora: 17:54

Barcelona, Atletico Madridi dhe Real Madridi, janë para sfidave të reja në kampionatin spanjoll. Tri skuadra që synojnë titullin e kampionit, por Barcelona e Reali do të luajnë si mysafir, të cilat besojnë se do të kthehen me tri pikë. Barcelona do të udhëtojë për në Sevilla kundër Betis-it, ndërsa Reali ka sprovë të vështirë në terren të Sociedad-it. Atletico Madridi në konak duket se ka punë me të lehtë në ballafaqim me Vallecano-n, e cila po ballafaqohet për mbijetesë në elitë. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e nisi me një koment rreth zërave se futbollistët e Betisit do të bëjnë gjithçka që titullin të mos e fitojë Barcelona.

“Është normale që lojtarë të një ekipi të kenë preferencat e tyre. Edhe futbollistët profesionistë mund të jenë tifozë, por kjo nuk më shqetëson aspak. Betisi nuk ka objektiva? Ndoshta ky fakt e bën një skuadër më të rrezikshme”, tha Enrique. Neymar javët e fundit nuk po shfaqet me nivelin e tij të zakonshëm, por Enrique si gjithmonë u del në mbrojtje lojtarëve të tij. “Jam i kënaqur me rendimentin e të gjithë futbollistëve të mi, pa përjashtim. Do të ishte e padrejtë nëse do të veçoja Neymar-in. Jemi në këtë pozicion për meritë të të gjithëve. Të jesh futbollist i Barcelonës përbën lajm në çdo moment”, ka thënë Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat