Media zvicerane: Shqiptarët dinë më shumë sesa të shënojnë vetëm gola

Sporti

Media zvicerane: Shqiptarët dinë më shumë sesa të shënojnë vetëm gola

Nga: Fitim Dika Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:21

Në editorialin e zviceranes beobachter.ch, shkruar nga Andres Buchi, tregohen cilësitë e shqiptarëve dhe lufta psikologjike e 11 qershorit, mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Në vijim keni artikullin e plotë të përshtatur nga botasot.info.

E shtunë, 11 qershor, 15.00 takohen futbollistët e Zvicrës dhe Shqipërisë në kuadër të France 2016. Për ta shkurtuar: Shqipëria 1 me Kryqin mbi copën e kuqe kundër Shqipërisë 2 me Shqiponjën e zezë mbi copën e kuqe. Një konstelacion që mund të vërehet shpesh në futboll dhe në rrënjët e përbashkëta europiane, gjithashtu edhe në krenarinë kombëtare dhe çauvizmit. Por s’mbeten pas edhe rastet e paragjykimeve dhe gjykimeve.

Ne duam ta shqyrtojmë rastin pas kuintave të paragjykimeve. Ku qëndron arsyeja, që shqiptarët shpesh e paushal paragjykohen si kriminelë, macho dhe si parazitë socialë? Nuk është suksesi i shumë shqiptarëve në kombëtaren zvicerane në shenjë e qartë, që shumë prej tyre kanë ardhur në mes të Zvicrës dhe vendin tonë e përfaqësojnë me shumë përkushtim dhe diciplinë?

A janë ata “impulsivë dhe aktivë”?

Në vijim gazeta ka dhënë një infografik ku tregohen disa shqiptarë të suksesshëm jashtë botës së sportit si Fehmi Fetahi, që në Kantonin e Lucernit ka hapur një firmë me 70 punëtorë. Ose Shemsi Beqiri dymbëshjetë herë kampion botëror i Thaibox-it. Sipas Beqirit shqiptarët janë të ndryshëm nga zviceranët më “impulsivë, aktivë dhe më të lëvizshëm.”

Kjo është mbase edhe arsyeja që shumë të rinj shqiptarët i paraqesin akoma si të padëshiruar në grupin e të huajve. Kjo vërehet edhe nga raporet policore, por studiuesja e migracionit,Denise Efionayi-Mäder sheh problemin e lidhjes së grupeve kriminaleve me një komb të tërë.

E komplikuar, por e sukseshme do ishte nëse do zgjidhnim rrugën e vështirë të mirëkuptimit mes njëri-tjetrit. Përkundër dyshimeve, se ka një grup që kanë probleme me integrimin, të pranojmë se shumë shqiptarë kanë qasje të mirë në vendin helvet dhe do ishin më të mirë.

Dhe bashkëqytetarët tanë shqiptarë duhet të dalin nga grupi i tyre etnik - jo vetëm, nëse luajnë futboll. Edhe kjo do ndihmonte kundër paragjykimeve të padrejta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat