Ja sa lehtë Shqipëria mund të kualifikohet në 16 kombëtaret më të mira të Evropës

Sporti

Ja sa lehtë Shqipëria mund të kualifikohet në 16 kombëtaret më të mira të Evropës

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:56

Kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë është kualifikuar për në kampionatin evropian ‘Francë 2016’ duke shkruar historinë në futbollin e saj.

Por shorti i hedhur ka bërë që ‘kuqezinjtë’ të jenë në një grup të vështirë me kundërshtarë të fortë si Franca, Zvicra e Rumania.
Megjithatë, ka një mënyrë që mund ta ndihmojë Shqipërinë të kaloj në raundin tjetër.

Prej gjashtë grupeve në Kampionatin evropian, vetëm16 skuadra do të kualifikohen për në fazën tjetër.

Skuadrat nga vendet e para dhe të dyta do të kualifikohet pa problem, por nga gjashtë skuadrat e vendeve të treta katër më të mirat do të kualifikohen.

Kështu Shqipëria ka një mundësi të mirë për tu kualifikuar, pasi do t’i mjaftonte një fitore për të qenë në mesin e 16 kombëtareve më të mira të Evropës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat