Zidane flet për lëndimin e Ronaldos dhe Benzemas, konfirmon mungesën

Sporti

Zidane flet për lëndimin e Ronaldos dhe Benzemas, konfirmon mungesën

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:38

Zinedine Zidane është shfaqur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes që Real Madridi do ta zhvillojë nesër ndaj Real Sociedadit. Zizu ka konfirmuar mungesën e Ronaldos dhe Benzemas për sfidën e nesërme.

"Nuk do të rrezikojmë me Ronaldon dhe Benzeman. Aktualisht ata janë në fazë të rikuperimit dhe presim rikthimin e plotë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Mendoj se kemi lojtarë të mjaftueshëm për ndeshjen ndaj Sociedadit. Jam i vetdijshëm se ndeshjen në "Anoeta" janë gjithmonë të vështira. Na duhet të fitojmë 3 pikë atje për të parë në qetësi ndeshjet e Barcelonës dhe Atleticos" ka thënë Zizu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat