Skandal: Ja futbollisti i njohur si godet me shtizë tifozët (Video)!

Sporti

Skandal: Ja futbollisti i njohur si godet me shtizë tifozët (Video)!

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:41

Sulmuesi i njohur suedez, Tobias Sana nuk ka mundur të përballojë fyerjet e tifozëve vendas të Goteborgut.

Po zhvillohej ndeshja mes Goteborgut dhe Malmos, kur lojtari mysafir Sana po nxehej dhe tifozët në vazhdimësi fyenin por edhe e gjuajtën me një fishekzjarrë.

Por ish-sulmuesi i Ajaxit, Sana nuk qëndroi duarkryq dhe mori shtizën e flamurit të kornerit dhe i goditi tifozët, për tu acaruar ndeshja edhe më shumë.

Sana ka luajtur më parë për Goteborgin dhe është i padëshiruar nga tifozët vendas.
“Tani që nuk jam më i tronditur, mendoj se kam bërë një gabim shumë të madh,” shprehet Sana në faqen zyrtare të klubit të tij.
“Dëgjova shpërthimin, pash te Tobias Sana, i cili u shmang. Pastaj çdo gjë ndodhi shumë shpejtë. Unë i rashë bilbilit dhe futa lojtarët në dhomat e zhveshjes,” tha gjyqtari i ndeshjes Jonas Eriksson.

Ndeshja mes Goteborgut dhe Malmos u ndërpre në minutën e 78-të kur rezultati ishte i barabartë 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat