Klopp beson në rikthim

Sporti

Klopp beson në rikthim

Më: 29 prill 2016 Në ora: 10:24

Liverpooli ka pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Skuadra angleze ka humbur 1-0 nga Villareali me një gol të pësuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Por trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson në rikthimin e skuadrës së tij.

“Natyrisht që nuk jam shumë i kënaqur me golin e pësuar në minutën e 92. Por nuk ka mbaruar ende, kjo ishte vetëm pjesa e parë”.

“Jemi mundur 0-1 dhe ky është një rezultat i keq, por ata do të vijnë në Anfield dhe të gjithë e dinë se sa të fortë jemi atje. Më vjen keq që u mundëm pasi kishim dhe ne rastet tona, por kualifikimi është i hapur”

“Nuk e di ku ishte Alberto Moreno në momentin e golit të Villarrealit, por e thashë në Anfield do të jetë një tjetër histori”, deklaroi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat