Tifozi Leicesterit kishte harruar bastin që ka bërë në fillim të edicionit

Sporti

Tifozi Leicesterit kishte harruar bastin që ka bërë në fillim të edicionit

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:26

Me Leicesterin kampion, duket se shumë tifoz do të grumbullojnë shifra marramendëse në fund të këtij edicioni
Tani një tjetër tifoz i anglez ka bërë të ditur bastin që ka vënë në fillim të edicionit, që Leicesteri të shpallet kampion i Premierligës.

John Micklethëait, në një intervistë për mediat angleze, deklaroi se kishte harruar krejtësisht se në fillim të edicionit kishte vënë bast 20 funte që Leicesteri do të shpallet kampion në fund të sezonit.

"Kur Leicesteri filloi të fitojë, jam ndier i lumtur. Kjo për shkak se me të vërtetë doja të fitojnë, por asnjëherë se kam menduar që ata do të arrijnë këtu ku janë sot, afër të fitojnë Premierligë. E kisha harruar bastin, mendoja se do t’i fitoja vetëm 10 mijë funte, por në realitet shifra është 100 mijë funte”, ka thënë tifozi anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat