Ja kush janë futbollistët që lindën të varfër dhe më pas u bën milionerë

Sporti

Ja kush janë futbollistët që lindën të varfër dhe më pas u bën milionerë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:59

Futbolli është një nga ato sportet që të jep mundësinë të bëhesh dikush në jetë.


Në rast se ke talent dhe mbi të gjitha ke dëshirë për të punuar, atëherë futbolli është sporti ideal për të arritur deri te suksesi që e ke ëndërruar.


Shumica e lojtarëve që kanë shkuar historinë në këtë sport gjatë viteve të fundit, kur kanë filluar të luajnë kanë qenë të varfër.


Ndërsa më poshtë keni disa nga futbollistët të cilët duhet të shikohen si motivim në jetë pasi ata nga asgjë kanë arritur të jenë një nga figurat më emblematike të sportit më të dashur në botë.


Rivaldo


I lindur në Favela në Recife ku prindërit e tij mezi e siguronin ushqimin e familjes. Babai i tij vdiq tragjikisht në një aksident me makinë kur ai ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç. Por, Rivaldo nuk u ndal, ai vazhdoi dhe arriti të fiton Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.


Juan Roman Riquelme


Riquelme në fëmijëri jetonte në periferi të Buenos Aires, në një lagje ku dhuna ishte në kufirin maksimal dhe çdo rrugë të drejtonte në aktivitete të dhunshme.


Ronaldinho


I lindur në rrethana të vështira në Porto Alegre, familja Moreira u zhyt në katastrofë kur babai i Ronaldinhos papritmas vdiq pasi pësoi atak kardiak dhe kështu edhe gjendja financiare e familjes rëndua.


Luis Suarez


Surez është një tjetër futbollist i madh që nuk ka mundur të ketë përkrahjen e babit të tij. E gjitha kjo pasi babi i tij e braktisi familjen kur Suarez ishte i vogël dhe kështu sulmuesi i Barcës në atë kohë u detyrua të pastron rrugët vetëm që të paguajë faturat e familjes.


Riyad Mahrez


Ylli i Leicesterit u rrit në Sarcelles (Paris), në një lagje të dhunshme, ku fëmijët mund të arrinin te armët sikur ato të ishin lodra.


Saido Berahino


Berahino humbi babanë e tij në Luftën Civile në Burundi dhe kështu ai erdhi si refugjat në Angli dhe filloi karrierën futbollisike. Ai priti dy vite deri sa takoi nëne e tij.


Carlos Tevez


Tevez ndoshta ka historinë më të dhimbshme nga të gjithë tjerët. U dogj në një aksident, ai po ashtu theu dhëmbët e tij në një përleshje në rrugët e Fuerte Apache , dhe kështu qyteti tij u bë nga vendet më të rrezikshme në planet pasi dhuna dhe droga ishin në nivelin maksimal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat