Largohet prej Stoket, transferohet tek Evertoni

Sporti

Largohet prej Stoket, transferohet tek Evertoni

Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:56

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, që transferoi Xherdan Shaqirin nga Interi për tek klubi anglez i Stoke City në fund të sezonin do të largohet drejtimi skuadrës.

Oferta për Hughes është gati dhe siç mësohet ajo është mjaft e majme financiarisht, pasi që Evertoni e ka gati një projekt të madh.

Evertoni ishte interesuar më parë edhe për Xherdan Shaqirin, andaj transferimi i tij në “Goodison Park” pastaj do të ishte edhe më i mundshëm.

Mbetet të shihet nëse ky transfero do të ndodh, pasi që skuadra e Evertonit kohë më parë ka pohuar se ka besim te trajneri Roberto Martinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat