Ferizajasit në finale

Sporti

Ferizajasit në finale

Nga: K.Goca Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:35

Sfida në mes Kastriotit dhe Zhegrës ka qenë mjaft interesante, por ferizajasit në saje të përvojës ia dolën të shënojnë fitore me rezultat të ngushtë 29:28 (16:14), duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja fund e krye u përshkrua me një rivalitet të madh, por Zhegra nuk arriti të futet në histori të këtij sporti, që të jetë në finalen e madhe. Këtij ekipit i mungoi fati sportiv, ndërsa ferizajasit synojnë ta fitojnë trofeun e çmueshëm, Jeton Bislimi me 7 gola, i ndihmuar nga Korab Syla me 6 sosh, janë me të merituarit që ferizajasit janë në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat