Ja kush po manipulon me emrin e Majlinda Kelmendit

Sporti

Ja kush po manipulon me emrin e Majlinda Kelmendit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:35

Majlinda Kelmendi, kampione e Evropës në xhudo në kategorinë 52 kg, por së fundi emri i saj po manipulohet nga personat e pandërgjegjshëm. Trajneri i saj, Driton Kuka, ka reaguar ashpër në lidhje më këtë rast, duke thënë, se as Majlinda e as Nora Gjakova, nuk kanë facebook personal. “Njerëz të pandërgjegjshëm po manipulojnē me emrin e Majlindës e Federata e Xhudos së Kosovës ju njofton që as Majlinda as Nora nuk kanë facebook personal.

Po shohim që edhe portale e gazetar të painformuar po manipulohen.
Një ndër faqet aktive në emër të Majlindes që po keqpërdor emrin e saj është edhe kjo më poshtë.
“Prandaj ju lusim të
Raportoni këtë faqe dhe të tjera në emēr të Majlindës apo Nores!
Majlinda Kelmendi nuk ka facebook personal.

Kjo faqe e facebookut eshte hapur ne emer te Majlindes dhe poston statuse e foto ne emer te saj.
This is a fake facebook page of Majlinda Kelmendi.
She doesnt have a personal profile or page on facebook!”, shkruan Kuka në faceboook.

Facebook i rreme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat