Neuer: Na ka munguar agresiviteti

Sporti

Neuer: Na ka munguar agresiviteti

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:57

Shumë problem do ta kenë me Atletico Madridin! Humbja me rezultat 1:0 në “Vicente Calderon” pa dyshim se është e hidhur, sepse ia komplikon tepër punët Bayern-it për takimin e kthimit me tre maj në ‘Allianz Arena’. Megjithatë, skuadra gjermane është e bindur se do të kualifikohen në finale e Champions League, duke besuar në kualitetin që kanë. Futbollistët e Bayern-it dhanë maksimumin , patën edhe raste, por fati ishin në anën e Atletico-s dhe realizoi një fitore me peshë të madhe, duke i dhënë mundësi të artë që të jenë në finale.

Portieri i Bayern-it, Manuel Neuer, beson se do të shkojnë në finale. “Ne besojmë se mund ta bëjmë tonën finalen e Championsit. Do të japim gjithçka, kemi në gjysmëfinalen e kthimit dhe me mbështetjen e tifozëve tanë do ta përmbysim këtë disavantazh. Ne kemi bërë një paraqitje të mirë në tërësi, por në pjesën e parë na ka munguar pak guximi dhe agresiviteti. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë. Është për të ardhur keq që nuk jemi shpërblyer me gol në pjesën e dytë, sepse kemi provuar gjithçka. Në Munih duhet të jemi shumë të zgjuar”, ka thënë Neuer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat