Kush thotë nga italianët se De Biasi do të jetë trajner i Italisë?

Sporti

Kush thotë nga italianët se De Biasi do të jetë trajner i Italisë?

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:09

Emri i Gianni De Biasit vazhdon të mbetet shumë i përfolur përtej Adriatikut. Walter Zenga ish portieri legjendar i Interit dhe përfaqësues së kaltër vë bast madje është i bindur se De Biasi do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë duke pasuar kështu në stolin e 4-herë kampionëve të Botës, Antonio Conten, i cili do të largohet pas përfundimit të Euro 2016-të.

Në një intervistë për “Sport Mediaset” Zenga la të kuptohet se De Biasi do të jetë trajneri i ri i përfaqësuses së kaltër.
“Unë nuk kam merita dhe të drejta të drejtoj kombëtaren tonë. Duhet një njëri me CV më të mirë, pak më të pasur.

Deri dje janë folur shumë emra. Por unë do t’jua zbuloj cili do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane, ai është Gianni De Biasi”, është shprehur Zenga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat