Guardiola tregon pse i la në bankë Mullerin e Riberyn

Sporti

Guardiola tregon pse i la në bankë Mullerin e Riberyn

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:05

Plani nuk ishte i suksesshëm dhe Bayerni u mundë 1:0 në “Vicente Calderon” nga Atletico Madridi, në takimin e parë të gyjsmfinales së Champions League. Trajneri Pep Guardiola tregon pse Thomas MUller dhe Franck RIbery nuk luajtën nga minuta e parë. “Unë doja një lojtar që godet me këmbën e majtë, të luante në krah të majtë dhe një lojtar që godet me të djathtën, në krahun e djathtë. Përveç kësaj doja më shumë mesfushorë në lojë. Këtu në Spanjë, dhe me barin tepër të ngjeshur, doja më shumë kontroll mbi lojën. Sigurisht, me më shumë lojtarë në sulm do të krijonim më shumë raste për gol. Në momentin që unë marr vendimin tim, jam shumë i qetë mendërisht”, tha Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat