Kastrioti në finale

Sporti

Kastrioti në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:32

Kastrioti i Ferizajt është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovë në hendboll, në konkurrencën e femrave, pasi që e mposhti me rezultat 46:40 (21:19) Shqiponjën nga Gjakova. Ferizajaset në finale e presin fituesen e takimit në mes Istogut dhe Prishtinës. Xhavit Morina, trajner i Kastriotit, është optimist se do ta mbrojnë trofeun e kupës. Finalja do të zhvillohet nesër në orën 14.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat