Gjasula drejt Nurnberg-ut

Sporti

Gjasula drejt Nurnberg-ut

Nga: Fitim Dika Më: 28 prill 2016 Në ora: 13:43

Prej verës 2015 trajneri i Nurnberg-ut,René Weiler ka pasur interesim për Jurgen Gjasula. Megjithatë atëherë mesfushori shqiptar u transferua në VfR Aalen, për të shkuar pas pak kohësh në Greuther Fürth ku në 18 ndeshje ka shënuar katër gola.

Megjithatë kohët e fundi Gjasula (30) është parë duke u takuar me udhëheqësit e sportit të FCN Andreas Bornemann si dhe lojtarin Robert Zulj. Takimi i tyre tregon se gjermano-shqiptari nuk ka humbur kontaktet me Nurnbergun, përkundër që kontrata e tij në Kleeblatt përfundon në 2017.

Gjasula ka qenë vetëm dyherë pjesë e kombëtares shqiptar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat