Kështu ishte në Prishtinë para 43 viteve, shikuesit edhe në kulm të ndërtesës (foto)

Sporti

Kështu ishte në Prishtinë para 43 viteve, shikuesit edhe në kulm të ndërtesës (foto)

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2016 Në ora: 12:38

Plot 43 vite kanë kaluar nga zhvillimi i kësaj ndeshje në mes Prishtinës dhe Osijekut nga Kroacia. Kjo ndeshje atëbotë është zhvilluar si kualifikuese për Ligën e Parë Federative të shteti që nuk ekziston më, Jugosllavia. Kjo fotografi është e vitit 1973, e cila u postuar në facebook nga gazetari sportiv, Arbër Avdyli. Kjo fotografi ka shumë domethënie, sepse shihej një numër rekord në stadium. Kur nuk kishte vend në stadium, shikuesit gjenin edhe mënyra tjera për ta shikuar e përkrahur skuadrën e zemrës, Prishtinën. Shihet një numër i madh edhe në kulm të ndërtesës, duke shikuar një super ndeshje. Një fotografi emocionuese. Mos të harrojmë se Prishtina pesë vite me radhë (1983-88) ka qenë pjesë e Ligës së Parë Federative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat