Mustafi mund të transferohet të gjiganti anglez

Sporti

Mustafi mund të transferohet të gjiganti anglez

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:59

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, tash e një kohë është në llupën e skuadrave të mirënjohura, duke u nisur nga Barcelona, Bayerni nga Munihu, Real Madridi etj. së fundi edhe nga gjiganti anglez, Liverpool-i. Sipas tabloidit britanik, “Express”, Liverpool do të dërgoj disa zyrtarë në Spanjës për të përfunduar marrëveshjen me Valencinë për mbrojtësin shqiptar. Futbollisti është në formë të mirë dhe pritet të ndërrojë mjedis, por destinacioni i tij ende nuk dihet. Mustafi ka shkëlqyer këtë sezon me Valencinë në kampionatin spanjoll, ndërsa skuadra e tij pas 35 jave renditet në pozitën e 8-të me 44 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat