‘The Sun’ shkruan se çfarë mund të jetë Xhaka në Arsenal!

Sporti

‘The Sun’ shkruan se çfarë mund të jetë Xhaka në Arsenal!

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:28

Tabloidi anglez ‘The Sun’ i ka kushtuar një shkrim futbollistit të mirënjohur shqiptar, Granit Xhaka, që ka gjasa gjatë verës t’i bashkohet ekipit të Arsenalit nga Londra. Kapiteni i skuadrës gjermane Mönchengladbach ka kohë që është në vëzhgim të skuadrës që drejtohet nga trajneri Arsene Wenger, por sipas ‘The Sun’ Xhaka mund të jetë edhe si shef i mesfushës. Sipas këtij tabloidit nga ekipi priten të largohen Flamini dhe Arteta, kurse Xhaka dhe Kante do të jenë dyshja e re e mesfushës.
Gjithçka mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat gjatë ditëve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat