Çfarë po bën Majlinda, trimëresha që shkëlqeu në Rusi?

Sporti

Çfarë po bën Majlinda, trimëresha që shkëlqeu në Rusi?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:03

Xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e Evropës, po kalon ditët e jashtëzakonshme të saj dhe po jep dhe autografe të shumta. Kudo që janë shqiptarët mezi po e presin ta takojnë, t’i ndërrojnë disa fjalë me të dhe ta përgëzojnë për faktin se kjo trimëreshë bëri edhe gardën ruse që të nderojë flamurin dhe himnin e shtetit më të ri në botë, Kosovën. “Uji Akull organizoj takim me qytetar në Kryeqytet për Kampionen tonë Majlindën,
Është kënaqësi kur takon njerëz që adhurojnë Kampionen tonë!
Uji Akull përkrahës i madh prej fillimit të ndërtimit të Karrierës së Majlindës!
Majlinda nënshkroi qindra fanella sportive falas”, shkruan përzgjedhësi i përfaqësuese së Kosovës, Driton Kuka në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat