Flaka olimpike u dorëzohet autoriteteve braziliane

Sporti

Flaka olimpike u dorëzohet autoriteteve braziliane

Më: 28 prill 2016 Në ora: 08:16

Njëqind ditë përpara nisjes së Lojërave Olimpike në Rio de Zhaniero, flaka olimpike është dorëzuar në Athinë tek autoritetet braziliane.

Flaka do të arrijë në Brazil javën e ardhshme dhe do të udhëtojë në gjithë vendin.

Pishtari, që do t’i ketë rreth 12,000 bartës, do të arrijë kulmin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro, më 5 gusht.

Kryetari i Rios, Eduardo Paes, ka thënë se parku olimpik është pothuajse gati, porse ka shqetësime për vonesat në disa projekte.

Korrespondentët thonë se, tani për tani, në Brazil ka pak entuziazëm, për shkak se presidentja përballet me ndjekje penale.

Papunësia në këtë vend po ashtu është rritur, pasi ekonomia është tkurrur për të dytin vit me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat