Gjysmëfinale “drithëruese” në Europa League

Sporti

Gjysmëfinale “drithëruese” në Europa League

Më: 28 prill 2016 Në ora: 00:38

Katër skuadra për një Kupë. Uefa Europa League ka mbërritur në fazën e saj gjysmëfinale, ku ekipet i ndajnë vetëm 180 minuta nga finalja e madhe e Bazelit. Tre skuadra kampione të mëparshme kanë mbetur në garë, Shakhtar, Liverpul dhe Sevija por gjithashtu dhe Villareal që ka qenë dy herë gjysmëfinalist. Pikërisht skuadra spanjolle do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë ndaj Liverpulit, duke shpresuar se për herë të parë do të arrijë të kualifikohet për në finalen e madhe. Në dy rastet e mëparshme që është eliminuar në këtë fazë, skuadra që ka mundur “nëndetësën e verdhë” ka fituar më pas dhe trofeun. Pasi fitoi një ndeshje drithëruese me Dortmundin në cerekfinale, Liverpuli synon të mbyllë vitin me një trofe që do të ishte një fillim i mbarë në krye të “The Reds”. Forca e vërtetë e spanjollëve qëndron te mbrojtja e tyre, aq sa në shtëpi ka 6 fitore në këtë kompeticion gjatë këtij sezoni dhe ka pësuar vetëm një gol në ndeshjen me Spartën e Pragës. Liverpuli në krahun tjetër është e vetmja skuadër që nuk ka asnjë humbje në këtë sezon të Europa League dhe jo rastësisht. Megjithatë në “El Madrigal” Klopp do të ketë jo pak mungesa duke nisur nga ajo e Can, Origit dhe Hendersonit, sezonit i të cilit është mbyllur. Në dyshim është Benteke ndërsa Sakho është i pezulluar për shkak të dyshimeve për doping. Te Villareal ndërkohë mungesa e vetme mund të jetë ajo e brazilianit Leo Baptistao. Një plus për Liverpulin është se skuadra që ka eliminuar Villareal në gjysmëfinale, gjithmonë ka fituar kompeticionin. Në sfidën tjetër në Lviv do të përballen Shakhtar dhe Sevilla, dy skuadra që janë ndeshur bashkë dhe në gjysmëfinalen e vitit 2007, ku Sevilla barazoi 2-2 në Spanjë dhe fitoi 3-2 në Ukrainë pas kohës shtesë. Shakhtar më mirë ka bërë jashtë fushe, ku ka mundur të mbyllë pothuajse gjithmonë kualifikimin, ndërsa Sevilla vjen si skuadra që ka fituar 2 edicionet e fundit. Andaluzianët nuk do të kenë shërbimet e Ramy, Reyes, Vittolos dhe Tremoulinas, ndërsa Shakhtar që është në fillim të sezonit në Ukrainë nuk ka probleme serioze me formacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat