Manuel Neuer: Ja fajtori i golit, në ndeshjen e kthimit japim gjithçka

Sporti

Manuel Neuer: Ja fajtori i golit, në ndeshjen e kthimit japim gjithçka

Më: 27 prill 2016 Në ora: 23:50

Manuel Neuer pas ndeshjes me Atletikos ka deklaruar se Bayerni në ndeshjen e kthimit në Munih, do të jap gjithçka për të kaluar në finale.

Manuel Neuer ka deklaruar se është faji i tyre për golin e shënuar nga Saul Niguez i Atleticos, që në fund doli të ishte edhe i fitores për skuadrën spanjolle.

Megjithatë, portieri gjerman e pranoi që edhe goditja e Niguez ishte e mrekullueshme.

“E kemi lënë Saulin t’i afrohej shumë golit. Duhet ta pranojmë fajin. Por megjithatë ai e realizoi mjaft mirë goditjen”, deklaroi Neuer.

“Ne treguam shumë agresion dhe kurajë në pjesën e dytë. Ne ishim të humbur në pjesën e parë. Në Munih duhet të jemi ndryshe. Me tifozët prapa nesh, ne do të japim gjithçka për të shkuar në finale”, ka deklaruar Neuer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat