Ofendoi Blanc, Ibran e Di Marian, PSG pezullon Aurier

Sporti

Ofendoi Blanc, Ibran e Di Marian, PSG pezullon Aurier

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 23:28

Skandal te Paris Saint Germain, kur kanë mbetur vetëm pak orë nga sfida me Chelsea-n në Champions. Në qendër të furtunës është mbrojtësi i krahut, Serge Aurier, që në një video të publikuar në rrjetin Periscope nuk kurseu askënd.

Lojtari i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, që duket se ishte nën efektin e alkolit, ofendoi me fraza homofobe teknikun Laurent Blanc, të cilin e përkufizoi “homoseksual”. Madje mbrojtësi shkoi më tej, duke aluduar rreth marrëdhënieve seksuale ndërmjet trajnerit të tij dhe yllit të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez u cilësua edhe “servil” dhe “një kafshë, që mëzor e flet frëngjishten”. Në video nuk mungonin edhe sulmet ndaj shokëve të tjerë të skuadrës, ku Di Maria etiketohej “buratin”, Van der Ëiel “lojtar kot”, ndërsa portieri Sirigu “një futbollist i mbaruar”. Të vetmit që shpëtuan ishin Rabiot, Thiago Silva dhe Marquinhos.

Prej deklaratave në rrjetet sociale, 23-vjeçari Aurier kishte përfunduar në telashe edhe në vitin 2015, kur UEFA e pezulloi për tre ndeshje pas sulmeve ndaj një gjyqtari.

Por, ngjarja më e fundit ishte vërtetë e rëndë dhe klubi i Paris Saint Germain vendosi ta pezullojë pa afat lojtarin nga Bregu i Fildishtë. Fillimisht Aurier e cilësoi videon montazh dhe kërcënoi hapjen e një çështje gjyqësore për shpifje. Por, sipas “L’Equipe”, pas ndëshkimit nga skuadra, lojtari është i gatshëm të kërkojë falje për gjithçka tha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat