La Liga, Atletico, fitore e shëmtuar me Getafen

Sporti

La Liga, Atletico, fitore e shëmtuar me Getafen

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 23:27

Atletico e Madridit spostoi në vendin e tretë Realin e Madridit, pasi fitoi 0-1 në transfertë me Getafen. Pa u mbushur dy minuta lojë Fernado Torres bëri të heshtte Coliseum, me golin e tij të 101 me fanellën bardhekuqe. Finalizimi i El Ninos mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, pasi Los Colchoneros thjesht administruan avantazhin e shpejtë, për të mos lejuar hapësira në prapavijë.

Sevilla bëri detyrën duke fituar 2-0 në Sánchez Pizjuán me Las Palmas. Skuadra andaluziane u gjend në presion për gati 70 minuta lojë, derisa gjeti golin e avantazhit me Ever Banegën, që mori një pasim të skatë nga Vitolo…….

Kevin Gameiro i dha goditjen përfundimtare Las Palmasit në të 75-ën, por edhe në këtë rast asisti erdhi nga këmbët e Vitolos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat