Fiton Ajax, i përgjigjet PSV me tri pikë

Sporti

Fiton Ajax, i përgjigjet PSV me tri pikë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 23:26

Ajax përmbushi pritshmërite duke fituar 2-1 në transfertë ndaj Groningenit, që nuk arriti të hyjë për momentin në zonën europiane pas disfatës së pësuar në shtëpi nga harkëtarët. Ekipi kryeqytetas fitoi ndeshjen në pjesën e dytë, pas një fraksioni të parë ku vendasit u shfaqën shumë më tepër agresivë, gjithsesi përvoja e futbollistëve të Frand De Boer bëri të sajën, me El Ghazin që në të 59-tën i dha epërsinë të tijve duke treguar se jo më kotë është emri më i lakuar në merkaton e këtij klubit.

10 minuta më pas Ajax shënoi dhe golin e sigurisë me anë të Lasse Schones që nuk fali nga pika e bardhë.

Dalja me të kuq e Van Der Hoorn në të 71-tën kushtëzoi lojën e Ajax që u tërhoq në mbrojtje të rezultatit. Groningen arriti ta shkurtonte diferencën me anë të Hosen, por finalizimi i tij erdhi shumë vonë për të ndryshuar përfundimin e kësaj sfide, që shkoi në favor të Ajax.

Kinfirmon formën e mirë që po kalon PSV Eindhoven, që mposhti me rezultatin e thellë 0-3 Nijmegenin.

Në pjesën e parë për të besuarit e Philipe Cocu realizoi De Jong, i asistuar nga ëillems. Locadia në të 67-tën i coi shifrat në 0-2, ndërsa Van Ginkel në të 74-rën shënoi golin e sigurisë për PSV-në.

Nuk ka fund kriza e Fejnordit, që u mposht 3-1 në fushën e Zwolles, duke rrëshkitur në vendin e 6-të në Eredivisie. Formacioni i Van Bronkhorst kaluan në avantazh që në minutën e 15-të me Veldëijk, por 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë barazoi Van Beek.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Zëollen, që gjeti sërish avantazhin në të 50-ën me të njëjtin autor, Vedwijk.

Fejndordi u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit por e kishte të pamundur për të finalizuar me sukses, derisa në kohën shtesë Ehizibue, vulsoi shifrat 3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat