Bayern nuk e bën hesap as Augsburgun

Sporti

Bayern nuk e bën hesap as Augsburgun

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 19:24

Kampioni në fuqi gjerman, Bayerni nga Munihu, pa problem shënoi edhe një fitore dhe vazhdon të ruajë epërsinë e thellë në renditje ndaj përcjellësit, Dortmundi. Robert Lewandowski merr kryesimin në listën e shënuesve me gjithsej 21 gola të realizuara. Ai realizoi dy gola në minutën e 15-të e 62-të, kurse Muller në atë të 78-të për fitoren e bavarezëve. Për vendasit Bobadilla (86’) shënoi golin e nderit. Pas 21 jave në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 56 pikë, tetë më shumë se Dortmundi, kurse Augsburg është në vend të 14-të me 21 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat