Tottehham-i shtang Manchester Cityn

Sporti

Tottehham-i shtang Manchester Cityn

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 19:17

Tottenhami e ka përnjëmend që të luftojë për titullin e kampionit. Skuadra londineze le të shtangur Manchester Cityn në Etihad duke e mposhtur me rezultat 2:1, në takimin derbi të javës së 25-të në Premier League. Një humbje që nuk përpihet dot për trajnerin Manuel Pellegrini, pasi që po stagnojnë në hap për titullin e kampionit, në anën tjetër Tottenham ka 51 pikë, sa ka edhe Arsenali, duke iu afruar për dy pikë liderit, Leicester Cityt. Tottenham kaloi në epërsi në minutën e 53-të, kur Kane nga penalltia ka qenë i pagabueshëm, ndërsa Iheanacho barazoi 1:1 në 16 minuta (74’) pa mbaruar takimi. Kur të gjithë menduan se ballafaqimi po shkon drejt barazimit, Eriksen në minutën e 83-të nga një pozitë e mirë shënon duke i sjell tri pikë Tottenham-it dhe lënë të tronditur Cityn. Manchester City tani është në vend të katërt me 47 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat